Majdanozi për pastrimin natyral të veshkave

Pastrimi i veshkave është i domosdoshëm për mirëmbajtjen e shëndetit.

Pastrimi i veshkave është i domosdoshëm për mirëmbajtjen e shëndetit. Kjo për shkak se për një kohë të gjate veshkat mbledhin toksina, kristale, gurë të vegjël. Që të mos kemi probleme duhet të bëhet pastrimi i veshkave, në të kundërtën do të kemi probleme.

Si bëhet pastrimi i veshkave

Marrim një grusht me majdanoz të larë e presim në copëza më të mëdha, vendosim në enë dhe hidhmi ujë (aq sa te mbulojmë fletët). Pastaj Vendoseni në shporet të zihen për 10 minuta. Largojeni nga shporeti, lëreni të ftohet (me kapak). Pasi të ftohet kullojeni dhe vendoseni në frigorifer.

Pije të ftohtë, një herë në ditë nga një gote. Mund të bëni edhe çaj më të fortë në mënyrë që ta leni për 30 minuta të rrijë i mbyllur. Menjëherë pas disa ditësh do të vëreni se si urina iu është ndërruar, sepse trupi heq të gjitha helmet e mbledhura në veshka.

Gjithashtu, duhet të jeni të kujdesshëm në pirje, nëse dyshoni që në veshka keni gurë. Ky çaj prej majdanozit do t’i ‘shtyj’ dhe për këtë ndoshta do të keni nevojë të vizitoni mjekun. Karshi çajit të majdanozit, mos harroni që të pini më shumë ujë gjatë ditës në mënyrë që veshkat të punojnë më mirë.

Përveç majdanozit, pastrues të mirë të veshkave janë edhe mollët, limoni, shalqiri, ndërsa për vaj te ullirit thuhet që ndihmon në qitje të gurëve.

Edhe pse ky lëng është krejtësisht natyral, gjithsesi duhet ti shmangeni në shtatzëni dhe konsultohuni me mjekun para se të vendosni ta përdorni. Ky çaj rekomandohet të pihet dy herë në muaj si detoks i rregullt i trupit. Gjithashtu, është i shkëlqyeshëm për lehtësim të dhimbjeve menstruale.