Ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko iu ka përgjigjur akuzave për përshëndetjen me grusht te varrezat e dëshmorëve ditë më parë. Ai ka thënë se përshëndetja me grusht nuk të bënë komunist por është simboli i bashkimit kombëtar kundër pushtuesve të vendit
Majko në rrjetin e tij social ka thënë se për ata që çuditën pse ka ngritur “grushtin” në varrezat e dëshmorëve, se ai ishte simboli i bashkimit kombëtar kundër pushtuesve të vendit.
“Ata që ranë e kishin simbol të përpjekjes në të cilën dhanë jetën. Mirënjohje në kujtesën time zë sot ambasadori amerikan dhe miku im Frouik që në festën e çetës së Gore-Oparit përshëndeti me grushtin lart veteranet e LANC-it… Nuk na bën komunist përshëndetja miqtë e mi ashtu si opozitën nuk e bën të “djathte” diskutimi për tema të tilla”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook