Home SPORT Majlinda Kelmendi merr Medaljen Presidenciale të Meritave

Majlinda Kelmendi merr Medaljen Presidenciale të Meritave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga uroi Majlinda Kelmendi për të arriturat në skenën ndërkombëtare duke u shprehur se ajo përfaqëson krenarinë e vendit dhe është shembull inspirimi për gjeneratat e ardhshme.

Presidentja Jahjaga theksoi se me anëtarësimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar tashmë të rinjtë nga Kosova do të kenë mundësinë të përfaqësojnë denjësisht shtetin në skenën ndërkombëtare.

Presidentja Jahjaga theksoi se institucionet e vendit do të vazhdojnë të mbështesin sportistët të cilët me talentin e tyre e përfaqësojnë Kosovën në botë.

Majlinda Kelmendi falënderoi Presidenten Jahjaga për mirënjohjen dhe për mbështetjen e vazhdueshme qe ka gjetur tek Presidentja dhe institucionet e vendit.

Previous articleMustafa: S’janë dy Kryeministra, Thaçi President më 2016
Next articleHarrohen 120 mijë vendet e punës