Home SPORT Majlinda vazhdon marshimin, arrin finalen

Majlinda vazhdon marshimin, arrin finalen

Majlinda Kelmendi ka arritur ta mposht në gjysmëfinale të Evropianit gjermanen Mareen Kraeh, për ta arritur finalen.

Xhudistja kosovare ka kaluar në finale të Kampionatit Evropian që po zhvillohet në Francë. Kelmendi arriti që në gjysmëfinale të këtij Evropiani të mposht xhudisten gjermane, Mareen Kraeh.

Në një duel të vështirë, Kelmendi arriti të triumfojë me Waza-ari, për ta arritur finalen e madhe në të cilën do të ndeshet me rusen, Natalia Kuziutina.

Të kujtojmë se Majlinda është në kërkim të medaljes së parë të një Kampionati Evropian në kategorinë e saj, -52 kg.

Majlinda kaloi direkt në rrethin e dytë të këtij Evropiani, duke qenë me fat në short, teksa aty mposhti rumunen, Alexandra Florian, pa shumë mundë.

Në duelin e saj të dytë në rrethin e tretë, xhudistja kosovare triumfoi përsëri para kohe ndaj xhudistes nga Armenia, Zhanna Stankevich, duke siguruar kualifikimin për meçet finale.

Në gjysmëfinale u tregua më e mirë se gjermania Kraeh, teksa tani është në pritje të duelit final ndaj ruses Kuziutina.

Paraprakisht në këtë Evropian u eliminuan dy xhudistët tjerë nga Kosova, Akil Gjakova e Distria Krasniqi.

Distria u mposht në duelin e parë nga xhudistja turke, Sumeyye Akkus, teksa Akili u mposht në rrethin e dytë.

Gjakova triumfoi ndaj sllovenit Andraz Jereb, për t’u mposhtur më pas nga ukrainasi, Georggi Zantaraia.

Previous articleBabaj shpëton Trepçën
Next article​Në Prishtinë po mbahet Kongresi i Anesteziologëve ballkanikë