Home LAJME Maliqi: Kuvendi duhet të shpërndahet këtë javë

Maliqi: Kuvendi duhet të shpërndahet këtë javë

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës duhet të shpërndahet këtë javë nëse ka dispononim nga partitë politike që zgjedhjet të m bahen në fund të majti apo në fillim të qershorit.

“Nëse nuk shpërndahet Kuvendi këtë javë atëherë mund të ndodhë të shtyhen zgjedhjet kah fundi i qershorit”, ka thënë Maliqi në një intervistë për “Epokën e re”, duke vlerësuar se do të ishte më mirë që deputetët e kësaj legjislature të vendosnin për themelimin e Gjykatës Speciale dhe transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

Duke folur për shanset e partive politike për fitore në zgjedhjet parlamentare, Maliqi ka thënë se Hashim Thaçi e ka shansin më të madh për të triumfuar përballë kundërkandidatëve. “Mendoj se Thaçi ende e ka shansin ta fitojë edhe një mandat sepse po duket më i gjindshmi dhe është duke punuar më së shumti”, ka thënë Maliqi.

Ai ka kritikuar për opozitë të dobët liderin e LDK-së dhe atë të AAK-së. “As Isa Mustafa e as Ramush Hardinaj nuk kanë bërë opozitë”, është shprehur Maliqi. /

Previous articleMorena në jurinë ndërkombëtare të Miss Liberty of the World
Next articlePakoja për EULEX-in “prish” ligjet