Home LAJME Maqedonasit e Shqipërisë: Ne e pengojmë ”Shqipërinë e Madhe”

Maqedonasit e Shqipërisë: Ne e pengojmë ”Shqipërinë e Madhe”

Pakica maqedonase që jeton në Shqipëri e sheh veten si mjaft të rëndësishëm në çështjen kombëtare shqiptare.

Në emisionin “Në qendër” të Vasko Eftov, i cili e ka trajtuar temën e zgjedhësve të maqedonasve të Pustecit, të cilët përdoren për qëllim të pushtetit në Maqedoni, maqedonasi nga Korça, Vasil Steriovski, që është drejtor i ujësjellësit në këtë qytet, ka thënë se maqedonasit në Shqipëri janë faktori kyç që e pengon “Shqipërinë e Madhe”.

Pikërisht për këtë arsye, sipas tij pushteti në Maqedoni duhet t’i ketë parasysh përkujdesen ndaj kësaj pakice në këtë vend, pasi janë në vend strategjik dhe prishës të një plani të madh, siç konsideron ai, siç është “Shqipëria e Madhe”.

Steriovski, gjithashtu ka lavdëruar projektin “Shkupi 2014” duke theksuar se edhe ata në Pustec do të kishin dashur të kenë ndonjë përmendore të ngjashme, qoftë ajo e Goce Dellçevit ose Aleksandrit të Madh. Ai ka pranuar se sheshi i Pustecit quhet “Goce Dellçev”.

Previous articleUkrainë: Makina të blinduara me flamur rus në Kramatorsk
Next articleShkëmbim përvojash rreth administrimit të pasurisë së sekuestruar apo konfiskuar