Superylli shqiptar, Marina Vjollca, ka deklaruar së fundmi në një intervistë për Telegrafin se ajo është pro bashkjetesës
Bukuroshja bjonde e cila njihet si një prej femrave më tërheqëse shqiptare, ka dhënë një intervistë për Telegrafin, ku ka folur për jetën e saj private dhe shumë detaje tjera.
E pyetur se si e sheh ajo bashkëjetesën si koncept në krahasim me martesën, thotë se janë dy përkufizime të përafërta.
“Jam pro të dyjave, fillon tek bashkëjetesa dhe përfundon tek martesa. Hapi më i rëndësishëm në jetë është krijimi i familjes, e para kësaj duhet të jesh e bindur se me kë do ta krijosh “mbretërinë tënde të vogël”, ka theksuar Marina.
Ajo shtoi se ka arritur të fshehë mirë jetën private të saj, të cilën e konsideron të shenjtë.