Është hapur pas shumë vitesh izolim ish-vila e Enver Hoxhës.
Mbrëmë rreth orës 20:00 shumë artistë kanë vizituar këtë ambjent i cili është quajtur si një rezidencë me vlerë artistike. Nuk kanë munguar fotot e shumta dhe njëra nga artistet që ka bërë pubike këto foto është edhe këngëtarja Mariza Ikonomi. Ajo ka shpërndarë disa foto në Instagram duke u rehatuar në ambientet e kësaj vile, si në shtrat, në banjo dhe në dhomën e ndenjes,këngëtarja simpatike e ka lënë edhe një mbishkrim. “Tek dhoma e Xhaxhit Enver!!!”, ka shkruar nën foton e publikuar Ikonomi.