Këngëtari i njohur shqiptar, Mark Marku, ka deklaruar se ai do të kishte dëshirë që në një mëngjes të zgjohej pranë Genta Ismajlit.
Këto pohime Mark Marku i bëri në emisionin e mëngjesit në Radio 21, “Prite të Gjelbrën”, ku ai pos tjerash edhe performoi ‘live unplugged’, ndër tjerash edhe këngën “Pëllumb i Bardhë” nga Sinan Vllasaliu.
Mark Marku mohoi se është në lidhje, por këngëtari i ri iu bind insistimit të moderatorëve Robert Bojaj dhe Besart Galica, duke bërë një pohim mjaft interesant.
“Do të dojë që çdo mëngjes të më çilte me Genta Ismajlin”, ka theksuar Marku.
I pyetur se nëse ka qenë i drejt performimi i këngëtarit serb, Zdravko Colic në festivalin e këngës në Klan, ai ka thënë se përkundër faktit që ai është këngëtar i mirë, performanca e tij është e papranueshme dhe se nuk është dashur që ai të ftohej fare në këtë emision.