Home LAJME Marrëveshja milionëshe që nuk u respektua nga “Logstor”

Marrëveshja milionëshe që nuk u respektua nga “Logstor”

Projekti për ngrohjen e kryeqytetit përmes avullit gati se është përfunduar. Nga Termocentrali “Kosova B”, në Obiliq deri tek “Termokosi” në Prishtinë, po zëvendësohen 11 mijë e 500 metra gypa të çeliktë. Kompania daneze “Logstor” ishte marrë vesh me “IMK Pipe Factory L.L.C” nga Ferizaj, që këta gypa të prodhoheshin në Kosovë. Ishte nënshkruar edhe marrëveshje dhe ishin bërë zotime para se të fillonte projekti.

Por, edhe tani që kësaj punë po i vjen fundi, as edhe një gyp “Made in Kosova” nuk është vënë në gjithë këtë gjatësi. Arianit Vllahiu nga Fabrika “IMK Pipe Factory” ka thënë se marrëveshja me kompaninë daneze ka peshuar në vlerë prej 1,436,865.46 eurove. “Një kontratë kjo e cila do të siguronte vende të punës për disa muaj për punëtorët e IMK-së, si dhe të ardhura më të mëdha tatimore për Kosovën”, thotë Vllahiu. Por kjo marrëveshje, sipas tij, nuk u jetësua asnjëherë nga “Logstor”.

“Ne kemi pasur një marrëveshje bashkëpunimi me Kompaninë ‘Logstor’ nga Danimarka me të cilën ata janë zotuar që për projektin e Termokosit të furnizohen me tubat e çelikut të prodhuara në Fabrikën tonë ‘IMK Pipe Factory L.L.C’. Ne kemi besuar se si kompani e madhe dhe serioze ajo edhe do t’i respektojë marrëveshjet e nënshkruara”, ka thënë ai.Vllahiu ka sqaruar se kompania “Logstor” asnjëherë nuk ka dhënë ndonjë sqarim të qartë për tërheqjen e tyre nga marrëveshja.

Previous articleDafina fton djemtë e ‘Baboo Darabukës’
Next articleSa shumë e ekspozon Dhurata gjoksin