Home SPORT Martino nuk ka fjalë për Messin

Martino nuk ka fjalë për Messin

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino, nuk ka fjalë për të përshkruar Lionel Messin, pas hat-trickut të Argjentinasit për ndeshjen e të dielës ndaj Real Madridit.

Argjentinasi gjeti rrjetën tre herë, përfshirë dy herë nga pika e bardhë në pjesën e dytë, për të udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores 4-3 në El Clasicon në Santiago Bernabeu.

Me golin e tij të parë, që erdhi në pjesën e parë të takimit, Messi u bë golashënuesi lider i të gjitha kohërave në ndeshjet El Clasico, duke tejkaluar ish-sulmuesin e Realit, Alfredo Di Stefano.

“Vështirë mund të flas për Leo, por as nuk ka nevojë të flas shUmë. Është kompliment pas komplimenti”.

“Sot ai theu një tjetër rekord. Shpresoj ai të më dhurojë situata tjera të tilla”, ka thënë Martino. /Telegrafi/

Previous articleCristiano Ronaldo, nuk është shprehur aspak i kënaqur me vendimet e arbitrit në humbjen prej 3-4 ndaj Barcelonës.
Next articleRekordthyesi Leo Messi