Home SPORT Matthaus kritikon Guardiolan: Bayerni nuk është Barça!

Matthaus kritikon Guardiolan: Bayerni nuk është Barça!

Kritikat ndaj Pep Guardiola duket se do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Pasi kritikoi sistemin e tij para ndeshjes së kthimit me Real Madrid, Lothar Matthaus ka kritikuar sërish spanjollin duke thënë se, humbja ishte rezultat i planit të tij që Bayern të luante si Barcelona.

Matthaus thotë se Guardiola ka gabuar duke u përpjekur t’i imponojë Bayern atë filozofi që është e huaj për shumicën e skuadrës, duke e cilësuar humbjen 4-0 si shumë të dhimbshme.

“Nuk mund të luash me stil katalanas këtu. Nuk mund të presësh që Bayern të luajë si Barça”, ka thënë Matthaus.

Ish-mbrojtësi veteran i bavarezëve ka kritikuar gjithashtu vendimin e teknikut për ndërrimin e vazhdueshëm të lojtarëve të formacionit bazë, pasi Bayern kishte siguruar fitoren e Bundesligës në fund të marsit, me argumentin se ndryshimet e vazhdueshme në shtëpi dhe në Evropë prekën ritmin e ekipit.

“Ka pasur shumë ndryshime. Anija nuk do të kishte dalë nga kursi nëse nuk do të kishte pësuar këtë rotacion dramatik”, ka thënë më tej Matthaus.

Previous articleCity, €200m për Messin
Next articleHudhër kundër rënies së flokëve