Qindra mijëra euro do të derdhen në arkën e Policisë së Kosovës. Vetëm gjatë një jave që Policia ka organizuar për sigurinë në trafik janë shqiptuar me mijëra tiketa për ngasësit e pandërgjegjshëm.
Java e sigurisë që ka filluar më 1 maj dhe përfundon të mërkurën (sot), ka mbledhur me qindra mijëra euro. Gjatë shtatë ditëve të kësaj jave policia ka shqiptuar gjithsej 8 mijë e 292 gjoba.
Tribuna ka bërë një llogaritje matematikore ku një tiketë e ka llogaritur 15 euro që është gjoba më e vogël sipas ligjit. Nëse këto 8 mijë e 292 gjoba do të ishin nga 15 euro atëherë në arkën e buxhetit do të derdhen 124 mijë e 380 euro.
E kjo shumë duhet të jetë më e madhe kur kihet parasysh se gjobat në trafik variojnë prej 15 më e vogla e deri 150 më e larta.