Home LAJME Mbi 23 mijë vota të pavlefshme, shprehje e pakënaqësisë

Mbi 23 mijë vota të pavlefshme, shprehje e pakënaqësisë

Në zgjedhjet presidenciale të së dielës u regjistruan 23.428 vota të pavlefshme, përmes së cilave qytetarët shprehën pakënaqësinë e tyre.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe anëtarët e komisioneve lokale kanë hasur fletëvotimet të shlyera me stilolaps, fletëvotime me vizatime karikatura, fletëvotime me porosi vulgare, por edhe fletëvotime ku ishin shkruar emra të tjerë kandidatësh apo emra të tjerë.

Këto sjellje të qytetarëve që shprehën të drejtën e tyre të votës, por që kishin prishur fletëvotime duke mos votuar asnjërin kandidat, janë shprehje e pakënaqësisë.

Edhe njëri nga liderët e partive shqiptare RDK, Rufi Osmani doli në ditën e votimeve, duke theksuar se dalja e tij ishte si shprehje e lirisë së votimit. “Si Rufi Osmani gjatë votimin nuk rethova numrin e asnjërit nga kandidatët konkurues por shënova me të mëdha fjalën: DEMOKRACIA: ” nënvizoi Rufi Osmani.

Por kishte nga votuesit që kishin shkruar porosi të ndryshme, por duke shënuar e rrethuar emra të njohur politikanësh shqiptarë e botëror, si Sali Berisha, Edi Rama, Vladimir Putin, etj.

Por këto vota të pavlefshme nxitën edhe debate midis partive politike, për dyshime për manipulime. Kryetari i partisë GROM, Stevço Jakimovski, i cili kishte kandidatin për president Zoran Popovski theksoi se në mbi 70 për qind të fletëvotimeve ishin rrethuar emrat e kandidatit për president Popovski, por edhe të Gjorgje Ivanov.

“Një gjë e tillë ka ndodhur në Zletovë dhe në disa vendvotime në qytete tjera. Këto fletëvotime nxisin dyshime, për shkak se GROM nuk ka pasur anëtarë dhe vëzhgues të komisioneve”, theksoi Jakimovski.

Previous articleKLD shkarkon gjyqtarin e Shkodrës
Next articleFOL: Komunat të ndryshojnë Rregulloren e Transparencës