Home LAJME Mbi 3 orë po presin bashkatdhetarët që të hyjnë në Kosovë

Mbi 3 orë po presin bashkatdhetarët që të hyjnë në Kosovë

Deri në 3 orë e gjysmë po presin ata që duan të hyjnë në Kosovë përmes pikës kufitare Merdare. Kjo pasi ka një fluks më të madh të bashkatdhetarëve që vijnë në pushime në Kosovë, ndërsa në dalje pritje nuk ka përveç kohëzgjatjes normale prej 05-10 derisa të kryhen procedurat kufitare.
Kështu njofton Policia e Kosovës.
Ata bëjnë të ditur se pikën kufitare Dheu i Bardhë po ashtu ka pritje në hyrje Kosovës, por me intervale më të shkurtra kohore që zgjasin prej 30 minuta deri 1 orë, kurse në dalje nuk ka pritje.
Situata rreth pritjeve të kalimit kufitar mund të ndryshojë varësisht prej frekuentimit të automjeteve.
Policia e Kosovës njoftojnë se po vazhdojnë me masat shtesë, me prezencë më të shtuar të personelit policor, në mënyrë që të ndikojë në zvogëlimin e pritjeve dhe të ju mundësojë qytetarëve kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar në pjesën e RKS-së.

Previous articleMustafa: Dialogu me Serbinë të garantojë qëndrueshmëri
Next articleBie çmimi i naftës në Kosovë