Katër ditë luftime midis grupeve rivale islamike në lindje të Sirisë kanë lënë 62 kryengritës të vrarë.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë po ashtu se luftimet kanë detyruar qindra civilë të lënë shtëpitë e tyre në provincën Deir al-Zour, transmeton Rel.
Përleshjet kanë përfshirë luftëtarë nga Fronti Al-Nusra dhe Shteti Islamik i Irakut – të dyja këto grupe të lidhura me Al Qaedan.
Rebelët kanë luftuar ndërmjet vete për muaj të tërë mbi territorin që ata kanë marrë së bashku nga forcat e presidentit Bashar al-Assad.