Home LAJME Mbledhja e KS të OKB-së përshpejton procesin për formimin e Gjykatës Speciale

Mbledhja e KS të OKB-së përshpejton procesin për formimin e Gjykatës Speciale

Grupet punuese të Qeverisë së Kosovës dhe të Bashkimit Evropian që janë duke negociuar për gjetjen e formulës finale të hartimit të projektligjit për Gjykatën Speciale janë pajtuar që votimi i amendamentit nr. 24 për ndryshimin e Kushtetutës, që i hap rrugë krijimit të Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të luftës, sipas raportit të Dik Martit, të votohen në Kuvend një javë para mbledhjes së radhës të Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Edhe pse grupet punuese të të dyja palëve janë në negociata për ndryshime sado kozmetike, që i parasheh Ligji i sponsorizuar nga Brukseli, sipas burimeve të gazetës, kompromisi i vetëm që do të mund të arrihet në këto negociata, edhe pse shanset janë minimale, është heqja e shprehjes gjenocid nga fjalori juridik i ligjit që pritet t’i referohet kësaj gjykate. Amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës, që përcaktojnë parimisht edhe nivelin e kompetencave ligjore të Gjykatës Speciale – Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të specializuar, mbeten krejtësisht të pandryshuara.

 

Previous articleSulmi ndaj Nënkryetarit të Komunës së Podujevës, akt qyqar
Next articleKadri Veseli ka shprehur shqetësimin e tij për ngjarjet e fundit në Maqedoni