Mbrojtja e dhëmbëve, zbulohet molekula që vret bakteret
|Rezultati i punës së përbashkët shumëvjeçare të shkencëtarëve nga Universiteti i Yale dhe Universiteti i Santiagos u bë zbulimi i molekulës keep32.
Rezultati i punës së përbashkët shumëvjeçare të shkencëtarëve nga Universiteti i Yale dhe Universiteti i Santiagos u bë zbulimi i molekulës keep32.
Ajo vret bakteret që shkaktojnë kariesin vetëm për 60 sekonda. Tani shkencëtarët duan të marrin një patentë në SHBA për molekulën e tyre që të fillojë përdorimi i saj aktiv në treg.
Sipas fjalëve të tyre, molekula mund të shtohet në pastat e dhëmbëve, çamçakëz, tretësirat shpëlarëse të gojës dhe karamele.
Në përgjithësi, në çdo produkt që njeriu e mban në gojë të paktën një minutë. Specialistët, megjithatë, duhet ende të përfundojnë testimin e molekulës tek njerëzit.