Duket se Norës nuk është duke i bërë shumë përshtypje skandali me dështimin e projektit të fundit të motrës së saj Erës.
Që të tri motrat u paraqitën në klipin e Erës, por që asgjë nuk shkoi ashtu siq e kishin planifikuar ato. Në vend të famës ato gjetën dështimin, për shkak se video u cenzurua nga televizionet kosovare, si pasojë e lëvizjeve provokuese dhe të tepruara të motrave Istrefi, që ndryshe u quajtën edhe motrat Kardashian.
Por, kjo Norën nuk e ka mërzitur, përkundrazi ajo ndjehet krenare, pasi në rrjetin social Instagram ajo ka postuar këtë fotografi së bashku me Nitën dhe Erën dhe ka shkruar se mburret me to.