Dr. Predrag Lalevic, kirurg dhe anesteziolog, i cili për rreth 16 vite ishte së bashku kryetarin e RSFJ, Josip Broz Tito, në rreth 106 udhëtime jashtë vendit, përshkruan katër muajt e fundit të jetës së marshallit, në një spital në Ljubljanë.
Anesteziologu dhe kirurgu Predrag Lalevic, njëri nga specialistët e Këshillit të mjekëve të kryetarit Josip Broz Tito, përveç udhëtimeve udhëtimeve të shumta që kishte bërë me kryetarin Josip Broz Tito, tregon edhe për katër muajt e fundit të “luftës” që bënte për të mbajtur marshallin gjallë.
Sipas tij, kjo “luftë”, shumica ka ndodhur në Qendrën Klinike, në Lubljanë, më 4 maj të vitit 1980, pikërisht para 34 viteve.
“Në mëngjes filloi hemodializa. Megjithatë, pas pak kohe, ka pasur një ulje të tensionit të gjakut që nuk riparohej, kështu që ajo është dashur të ndërpritet. Të gjithë anëtarët e Bordit Këshillimor, mjekë dhe infermierë, u mblodhën rreth krevatit. Tito ngadalë po shuhej. Respiratori ishte duke punuar normalisht, por EKG-ja dha shenja se jemi në një fund të afërt. Së fundi, në 15:05, EKG-ja tregoi një vijë të drejtë – një shenjë se zemra pushoi së rrahuri. Heshtja e plotë kaploi atmosferën pranë shtratit, për 15 minuta të tjera. Kjo ishte një sinjal për të mbyllur gjithçka. Respiratori u fik, monitori i EKG-së gjithashtu, stimuluesi kardiak… Pastaj ne u larguam nga salla dhe shkuam për të përpiluar raportin përfundimtar të trajtimit dhe të vdekjes së presidentit”, kujton specialisti 87 vjeçar.
“E kam përjetuar atë si një humbje, ashtu si çdo mjek përjeton vdekjen e një pacienti, pa marrë parasysh sa e pashpresë është vuajtja, me gjithë përpjekjet mbinjerëzore që kam investuar me kolegët e tjerë – shpesh njëzet e një orë në ditë, gjegjësisht me vetëm tri orë gjumë”, thotë mjeku.
Ai ka lindur në vitin 1927 në Pejë – Kosovë dhe paraardhësit e tij ishin nga Mali i Zi, fisi Vasojevici.
Diplomën e Fakultetit të Mjekësisë e ka marr në 1951 në Beograd, në afat rekord, derisa nuk i kishte mbushur ende 24 vjet. Në ndërkohë, ai filloi të punojë në departamentin kirurgjik të spitalit, “Dr Dragisha Mishoviç”. Pas vitit 1953 specializohet në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd, ku kaloi dy vite në Universitetin e Kopenhagës.
Në maj të vitit 1964, ndërsa ishte 36 vjeçar, duke udhëhequr një nga departamentet në “Dragisha Mishovic”, atij i vjen një thirrje për tu paraqitur në zyrën e Presidentit.
U informua se, me rekomandimin “e kolegëve të tij”, ishte zgjedhur anëtar i ekipit të mjekëve që do të shoqërojnë Titon në udhëtime jashtë vendit. Ai kurrë nuk e ka ditur se kush ishin këta “disa kolegë”.
Ai bënë të ditur se në prag të secilit prej 106 udhëtimeve me presidentin, në të gjitha kontinentet , përveç Australi, për 16 vjet, nga 1964 në 1979, kanë marr një zarf me një shënim “Rreptësisht konfidenciale”.
“Shumë ditë para udhëtimit më njoftonin rreth anëtarëve të delegacionit zyrtar dhe përcjellsit personal të Titos, të ndjekur nga emrat e njerëzve nga shërbimi teknik, gazetarët dhe kameramanët, një ekuipazh prej dy avionëve, të ashtuquajturit DS dhe FS. Sigurisht, me shumë detaje në lidhje me pozitën gjeografike dhe të rendit kushtetues të vendit në të cilin udhëtonim, datat më të rëndësishme historike, dhe informata rreth klimës. Na konsultonin se çfarë rroba duhet veshur dhe çfarë këpucë duhet mbathur, dhe ishte një program me një orar të çdo dite të udhëtimit, akomodimit, ceremonive të nisjes dhe mbërritjes. Gjithashtu kishim edhe një simbol me të cilin na njihnin njerëzit e sigurimit”.
“Unë nuk mund të tregoja asgjë rreth udhëtimeve. Një herë gjatë bisedës në telefon, një shok imi më tha: Po shkon me Titon në Japoni edhe nuk po tregon asgjë?! – I thash: prej nga ty kjo ide? – Mu përgjigj: Po në televizion lajmëruan. – Atëherë pranova”, tregon Lalevic.
“Kur keni këtë post, ju shpeshherë jeni të privuar nga jeta familjare. Pothuajse asnjë nga festat e dimrit të shkollës nuk i kam kaluar me dy vajzat. Megjithatë, kam pasur shumë udhëtime. Unë kam qenë dhjetë herë në BRSS, nëntë herë në Egjipt, tetë herë në Rumani, pesë në Algjeri, katër në Indi dhe Gjermani, dy në SHBA, kam qëndruar në një pallat perandorak etiopian, iranian dhe japonez, në të gjitha kështjellat mbretërore evropiane dhe madje edhe në ndonjë në të gjithë botën… “.
Sipas tij, përveç helmimit me ushqim të Titos në Egjipt në vitin 1964, si dhe një pneumonie, një vit më vonë në Bullgari , përkujdesi 16 vjeçar për shëndetin e tij shkoi pa vështirësi.
Por, shton ai, katër muajt e fundit të jetës , dhe trajtimi i në Ljubljanë ka qenë i vështirë.
“Dhe më vonë, për shkak të diabetit, që ishte e fshehur nga publiku, shëndeti i Presidentit u përkeqësua. Kjo është arsyeja pse ne e ‘hodhëm’ atë në terapi dhe insulinë. Herë pas here iu dobësuan muskujt e zemrës dhe funksioni i veshkave. Mirëpo, ankesat nuk e kanë ndaluar Titon për të qenë aktiv gjatë gjithë vitit 1979, në të cilin vit vizitoi Kuvajtin, Irakun, Sirinë, BRSS, Algjerinë, Libinë, Maltën dhe Kubën dhe Havanën. Vendi i fundit që ai vizitoi ishte Rumania”, përfundon mjeku i ish-presidentit të RSFJ-së.