Home SHOWBIZ Media amerikane e vlerëson pasurinë e Rita Ores në 145 milionë dollarë

Media amerikane e vlerëson pasurinë e Rita Ores në 145 milionë dollarë

Vetë Rita Ora është befasuar që prezantuesi i emisionit ‘The Brakfast Club’ në radio e din këtë informatë, por ajo nuk e ka mohuar.

Këngëtarja shqiptare e njohur e me famë botërore me prejardhje nga Kosova, Rita Ora nuk po ndalet së punuari.

Ajo asnjëherë nuk është në një vend, gjithmonë mes Amerikës dhe Londrës dhe ky mund sigurisht që po i shpërblehet.

Së fundmi revista ‘People With Money’ kanë hulumtuar dhe kanë nxjerrë se pasuria e Ritës është hiç më pak se 145 milionë dollarë dhe vetëm vitin e kaluar ka bërë 46 milionë dollarë.

Vetë Rita është befasuar që prezantuesi i emisionit ‘The Brakfast Club’ në radio e din këtë informatë, por ajo nuk e ka mohuar.

Rita ka pohuar se ka bërë një pasuri të majme duke investuar në disa vende e lokale dhe stoqe.

Ajo e ka këtë pasuri falë disa investimeve në aksione, posedim të pronave, kontrata me ‘Rimmel London’, firmën e Madonna-s ‘Material Girl’ dhe kontrata e majme me firmën ‘Adidas’nga e cila Rita përfiton shumë.

Previous articleShqiptarja. banorja më e vjetër e Ballkanit
Next articlePatatja lufton sëmundjet