Home LAJME Media gjermane:Skandal në Maqedoni

Media gjermane:Skandal në Maqedoni

Deutsche Welle në gjuhën maqedonase transmeton se si mediat gjermane mbrëmë në edicionet e tyre online kanë njoftuar për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni.

“Opozita në Maqedoni nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe ato parlamentare”, njofton programi programi i parë i televizionit gjerman ARD në faqen e saj të internetit.

Në tekstin me titull: Skandal në Maqedoni” ARD transmeton: “Opozita socialdemokrate nuk i njeh rezultatet. Lideri i partisë Zoran Zaev ka akuzuar kryeministrinë Nikola Gruevski se në fushatën zgjedhore ka shfrytëzuar mjete nga buxheti i shtetit për ta rizgjedhur vetën dhe aleatin e tij kryetarin Gjorgje Ivanov. Gjithashtu janë blerë edhe votat”

Gazeta “Süddeutsche Zeitung”, siç shkruan Deutche Welle në faqen e saj të internetit ka publikuar: “Partia e djathtë konservative fitoi në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në maqedoni. Opozita nuk i njeh zgjedhjet dhe vuri në dukje se ka pasur mashtrime masive. Edhe përkundër fitores, mandati i ri për qeverinë Gruevski është vënë në pikëpyetje. Opozita nuk i njeh rezultatin e zgjedhjeve për shkak të parregullsive”.

“Handeslblat” online siç transmeton Deuthche Wele, shkruan: “Partia e djathtë konservative nuk ka treguar gatishmëri tu përmbahet principeve themelore të demokracisë gjatë zgjedhjeve. Qeveria i kontrollon mediat, gjyqësinë dhe administratën, kështu edhe parashihej fitorja në zgjedhje. Opozita kërkon përsëritjen е zgjedhjeve”, tha Zaev. Ata duhen të organizohet nga një qeveri teknike kalimtare . Gruevski, i cili sundon në këtë vend të varfër ballkanik për tetë vite, si qëllim zgjedhor kishte të fitoj shumicën absolute. Anketat kishin parashikuar fitore të qartë të kandidatit të tyre në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Previous articleVietnam, ja pasojat nga armët kimike (Foto+16)
Next articlePolicia: Shifrat e aksidenteve- alarmante, respektojini rregullat e komunikacionit