Sot bëhen 33 vjet nga rënia e aktivistit politik dhe kundërshtarit të regjimit serb ndaj Kosovës, Tahir Mehës.
Jo vetëm Tahiri Meha, ishte aktivist. Edhe familja e tij njihej si aktivistë që kishin ndikim dhe jashtë rrethit ku banonin.
Familja e tyre ishte e njohur për aktivitete politike kundër sistemit të regjimit, dukuri jo e rrallë në Prekaz të Drenicës.
Familja e tyre ishte e njohur për kullën e Mehajve, e të atit Nebihut.
Tahiri i cili edhe i ishte kundërvënë me forcë sistemit pushtues jugosllav, me 13 maj 1981 si rezultat i kësaj kundërvënie vritet nga forcat policore jugosllave.
Tahir Meha në këtë përleshje sipas mediave jugosllave vrau 9 dhe plagosi 2 policë serb.
Për aktivitetet e tija kundër pushtuesit shpesh nga adhuruesit e rrugës së tij thirret me titullin popullorë “Burri i dheut”.
Tahir Meha lindi më 10 tetor 1943 në Prekaz të Drenicës.