Home LAJME Menduh Thaçi publikon SMS’at e kreut të opozitës maqedonase

Menduh Thaçi publikon SMS’at e kreut të opozitës maqedonase

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi ka publikuar gjatë një konference shtypi para gazetarëve një SMS porosi, ku kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, kishte kërkuar bashkëpunim të fshehtë me Thaçin gjatë zgjedhjeve të kaluara lokale.

“Mënyrë e këtillë e kampanjës “hidh gurin e mshef dorën” është tipike për marksistët dhe komunistët. PDSH-ja dhe Kryetari i PDSH-së refuzojnë të bëjnë marrëveshje nëntokësore dhe sekrete me cilën do. Ky është virtyt 20 vjeçar i PDSH-së dhe Kryetarit të PDSH-së, që mos të pranojnë marrëveshje të këtilla. PDSH është parti demokratike dhe punon me transparencë dhe nuk i preferon metodat e këtilla të kohërave të errëta të komunizmit dhe të fashizmit. Me këtë rast dua të nxjerr para jush fakte për lutjet, laritjet dhe lëpirjet, që kryetari i LSDM-së i ka bërë kryetarit të PDSH-së. Pas tentimeve të pasuksesshme të disa shqiptarëve kasnec të LSDM-së, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev fillon ti bëj kryetarit të PDSH-së telefonata dhe të dërgoj dhjetëra SMS porosi në mëngjes, brenda ditës dhe pas mesnate.Sot para jush do ti publikojmë disa nga SMS porosit, në origjinal, ashtu siç janë të shkruara në gjuhën maqedonase!”

Ndryshe, të premten që shkoi, e përjavshmja “Fokus”, ndryshe e përafërt me LSDM-në, publikoi të dhënat se Ndërmarrja “Interpromet”, aksionari i së cilës është edhe vëllai i kreut të PDSH-së, ka dorëzuar një bilanc negativ prej 2.5 milionë denarësh, kurse evidenton nga ana tjetër rritje të kapitalit me disa dhjetëra milionë denarë.

Previous articleGruaja “xhirafë”
Next articleGostivar: Mbyll të miturën në internet kafe dhe i lëshon filma porno!