Merkel ceremoni ushtarake për Ramën

Të martën e ardhshme kancelaria e Qeverisë së Gjermanisë, Angela Merkel, do të takohet me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Berlin.

Siç ka bërë të ditur Zyra e Shtypit e Kancelares Merkel, Rama do të pritet me nderime ushtarake dhe po të njëjtën ditë kancelarja do të shtrojë një drekë pune për Kryeministrin e Shqipërisë, ku, siç është bërë e ditur nga shërbimi i shtypit i qeverisë gjermane, do të diskutohen “tema rajonale si edhe gjendja aktuale rreth procesit të përafrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian”.

Pas drekës, Angela Merkel dhe Edi Rama do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët shtypi.