Meshkujt që konsumojnë duhan në moshë të hershme kanë fëmijë më të shëndoshë

Shkencëtarët thonë se fëmijët e djemve që kanë konsumuar duhan para moshës 11-vjeçare peshojnë 5 apo 10kg më shumë sesa pesha normale.

Efekti i tillë u pa duke u bazuar në meshkujt që konsumimin e duhanit e nisin në vonë.

Hulumtimi i fundit nga Universiteti i Bristolit dëshmon se konsumimi i hershëm i duhanit sjell ndryshime metabolike në gjeneratën e ardhshme.

„Ky zbulim i efekteve transgjenerative përmban implikime të mëdha për hulumtimin në shtimin aktual të shëndoshjes dhe vlerësimin e masave parandaluese“, tha autori i studimit, Prof. Marcus Pembrey.

Hulumtuesit kishin pyetur 9,886 baballarë, 50% e të cilëve ishin duhanpirës gjatë një kohe dhe 3% prej tyre raportuan se duhanin e kishin konsumuar që nga mosha 11-vjeçare.

Fëmijët e tyre kishin fituar peshë kur kishin mbushur 13, 15 dhe 17 vjeç dhe kjo rezultoi se fëmijët e baballarëve që konsumimin e duhanit e kishin filluar në moshë të hershme përballeshin me shuma të mëdha të Indeksit së masës trupore (treguesi që përcakton statusin e peshës mesatare të një personi), krahasuar me ata prindër që kishin filluar më vone apo nuk e kishin konsumuar duhanin fare.

Gjithashtu, rishqyrtimi i tërë masës trupore tregoi se këta fëmijë kishin nivele më të larta të trashësisë, duke peshuar 5 – 10kg më shumë mes moshës 13 – 17-vjeçare.

„Studimet e kryera ndaj njerëzve kanë ofruar shumë informacione rreth shëndetit dhe sëmundjes, duke përfshirë identifikimin e lidhjes mes tymosjes së duhanit dhe kancerit para më shumë se 60 vjet më parë. Ky hulumtim demonstron se studimet e tilla ofrojnë shumë më shumë për njerëzit, dhe jo vetëm kaq“, ka thënë Prof. David Lomas.