Barcelona e ka mposhtur Real Madridin në Santiago Bernabeu për të hyrë kështu në garë për titull. Megjithatë, fitores së Barcelonës ju a gëzuar më së shumti Atletico Madrid që nga sot merr kryesimin pas fitores 2-0 në Betis sot në mbrëmje.
Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme në Real Madrid duke kthyer kështu e fuqishme në garë për titull.
Pjesa e parë ishte një pjesë e baraspeshuar ku edhe Real Madrid e edhe Barcelona patën shansat e veta.
Ajo përfundoi e barabartë me rezultat 2-2.
Serinë e golave e nisi Barcelona. Inista shënoi në minutën e 7 pas një asistimi të Messi. Goli ishte një golazo e vërtetë.
Real Madrid u kthye në lojë në saj të shpejtësisë së Di Marias I cili vazhdimisht sulmonte në krahun e djathtë. Benzema barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 20 për të kaluar Realin në epërsi në minutën e 24 përsëri I njëjti lojtar.
Ku u mendua që Real do të shkonte në pushim me një gol epërsi, kështu nuk mendoj Messi I cili barazoi rezultatin në minutën e 42-të.
Pjesa e dytë kësaj radhe nisi e mirë për Realin të cilët kalojnë në avantazh me anë të Cristiano Ronaldos në minutën e 55.
Por, më vonë nga loja përjashtohet Ramos kurse për Barcelonën bëhen dy penallti.
Të dyja në gol i shndërron Messi.
Me këtë humbje Barcelona bën 69 pikë dhe ka një më pak se Real Madrid dhe Atletico që gjenden në dy pozitat e para.