Home SPORT Messi i Kosovës në Standard Liege?

Messi i Kosovës në Standard Liege?

Mediat belge i thurin elozhe talentit të Prishtinës, Edon Zhegrova. 15-vjeçari i cili po provohet në Standard Liege të Belgjikës, ka marrë epitetin e Messit të Kosovës. Kështu e quan portali ‘dhnet.be’ ish-mesfushorin e Flamurtarit.

“Standard është duke u fokusuar në sulmuesin e Prishtinës, Edon Zhegrova, një talent që nofkën e ka Messi i Kosovës”, shkruan portali në fjalë. Javën e kaluar, skauti i Standardit, Marc Van Osselaer vizitoi Kosovën, bashkë Luan Ahmetajn, dhe Ezekiel Abazin, menaxher shqiptarë. Pas kësaj vizite, Zhegrova, bashkë me vëllezërit Emir (Prishtina) e Suad Sahiti (Hajvalia), nisën provat në Standard.

“Këta janë dy sulmues që mund të luajnë edhe më prapa dhe mund të përshtaten në sistemin 4-4-2. Sidoqoftë, të dy vëllezërit kanë performancë të fortë në Akademi. Por, sipas portalit, Standardi është i interesuar veçanërisht për Edon Zhegrovën. “Edhe pse ende në moshën 15 vjeçar, i ashtuquajturi Messi i Kosovës, me numër 10, mund të luajë në të gjitha pozitat e sulmit. Në moshën 11-vjeçare ai ishte emëruar lojtari më i mirë i ‘Milan Junior Kamp’. Që nga atëherë klubi i Milanit është duke e vëzhguar”, shkruan ‘dhnet.be’.

Previous articleYllka Kuqi nuk do të prezantohet në “Kënga ime”
Next articleShtohet numri i narkomanëve