Home SPORT “Messi luan mirë, por nuk do të ketë një Maradona të dytë”

“Messi luan mirë, por nuk do të ketë një Maradona të dytë”

ldquo-messi-luan-mir-euml-por-nuk-do-t-euml-ket-euml-nj-euml-maradona-t-euml-dyt-euml-rdquo_hd

Ish-futbollisti argjentinas, Hector Enrique, beson se Lionel Messi asnjëherë nuk do ta arrijë nivelin e lojës që ka zhvilluar Diego Maradona.

Superylli i Barcelonës nga shumëkush konsiderohet si njëri nga futbollistët më të mirë në histori duke fituar katër Topa të Artë dhe duke thyer rekorde të shumta, mirëpo Enrique thekson se loja e Maradonas ka qenë në një nivel tjetër.

“Messi nuk ka asgjë si Maradona. E dua Messin dhe do të isha i lumtur nëse djali im do të kishte një për qind të aftësive të tij, por Maradona ishte unik”.

“Asnjëherë nuk do të ketë një tjetër si Maradona, madje edhe nëse Messi i fiton tre Kupa të Botës radhazi ose nëse shënon me stilin ‘biçikletë’ nga mesi i fushës”.

“Maradona dhe Messi kanë karaktere të ndryshme në fushë. Diego rrezatonte vetëbesim dhe na bënte të gjithëve që të luajmë më mirë. Edhe Messi ka personalitet, por jo si Maradona”, ka deklaruar Enrique për Continental.

51-vjeçari ishte pjese e ekipit të Argjentinës që e fitoi Kupën e Botës në vitin 1986.

Previous articleSali Berisha takon kreun e Mitrovicës, Agim Bahtiri
Next articleItalia do të duket kështu në ‘Brazil 2014′