Home SPORT Messi nuk bëri asgjë ndaj Atleticos!

Messi nuk bëri asgjë ndaj Atleticos!

Ish-mbrojtësi i Bayern Munichut, Willy Sagnol, ka kritikuar ashpër paraqitjen e Lionel Messit ndaj Atletico Madridit.

Argentinasi vrapoi vetëm 6.8 kilometra gjatë kësaj sfide të cilën e humbi Barcelona, që është gjysma e asaj që vrapoi realizatori i golit Koke dhe vetëm 1.4 kilometra më shumë se sa portieri i Barcelonës, Jose Pinto, teksa dështoi në dy mundësi të arta.

Ish-reprezentuesi francez beson se 26 vjeçari dhe paraqitja e tij në këtë ndeshje ishte shenjë e disprespektit ndaj tifozëve të Barcelonës, pasi nuk ishte i interesuar të realizojë.

“Të mërkurën Messi i mori njerëzit për idiota! Ai gjatë gjithë kohës vetëm eci në fushë”, ka thënë Sangol për beIN Sport.

Previous articleTë shtunën klipi i ri nga Yllka
Next articleMirëserdhët në hotel “Divorci”