Trajneri i Manchester Cityt, Manuele Pellegrini është pyetur për mundësine e blerjes së Lionel Messit në verë. Pas shkrimeve të fundit në media se City do ti ofroi Barcelonës 200 milion euro për Messin, Pellegrini ka demantuar të gjitha lajmet. Trajneri kilian filloi të buzëqeshë kur u pyet për këtë.
“Janë vetëm thashëtheme. Të gjitha skuadrat në botë do të dëshironin Messi në skuadër, por të gjithë e dinë se ai është i pashitshëm. Si skuadër ne nuk kemi në plan këtë sepse nuk kemi para aq sa për të blerë Messin” ka thënë Pellegrini.