Një mësuese nga Texasi i SHBA-ve i ka bërë një dhuratë të veçantë një nxënësi 15-vjeçar – striptiz në klasë para nxënësve tjerë. Felicia Smith, 42-vjeçe, është akuzuar për marrëdhënie të pahijshme me një nxënës, pas vallëzimit seksi për datëlindjen e tij, më 26 shkurt.
Policia thotë se Felicia Smith, mësuese në Shkollën e Mesme “Stovall” në Houston, kishte vënë një karrige para nxënësve. Nxënësit tjerë inkurajuan shokun e tyre të klasës që të ulet në karrige derisa në sfond nisi muzika.
Smith nisi vallëzimin seksi duke prekur trupin e djaloshit dhe duke e tërhequr nga vetja.
Djaloshi ka pranuar se e ka goditur me shuplaka dhe e ka kapur pjesën e prapme të mësueses gjatë vallëzimit 4-minutësh.
Edhe Smith ka pranuar se e ka bërë vallëzimin, por ka thënë se këtë e ka bërë vetëm pasi klasa e “kishte bindur”.
Policia thotë se posedojnë videon e këtij incidenti, por nuk kanë dashur që ta publikojnë për opinion, ku shihet mësuesja teksa ulet në gjunjë dhe e vë kokën e saj në mes të këmbëve të nxënësit. Mësohet gjithashtu se mësuesja është larguar nga puna.