Home LAJME Meta: Zgjedhjet, një mundësi për të demonstruar progresin

Meta: Zgjedhjet, një mundësi për të demonstruar progresin

Ai ka vlerësuar Haradinajn për rolin që ka luajtur gjatë ushtrimit të detyrës si Kryeministër i Kosovës dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Meta tha se biseda me Haradinaj u përqendrua për një të ardhme më të mirë për Kosovën, Shqipërinë dhe për rajonin tonë. Meta theksoi se zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në 8 qershor në Kosovë, janë një mundësi e shkëlqyer për të demostruar bindshëm progresin që Kosova ka shënuar gjer tani, por në mënyrë më të veçantë, progresin që e pret për të ardhmen përmes zgjedhjeve të standardeve evropiane. “Zgjedhjet e ardhshme tashmë të konfirmuara të 8 qershorit në Kosovë, i shoh si një mundësi të shkëlqyer për të demonstruar bindshëm progresin që Kosova ka shënuar gjer tani, por në mënyr ë më të veçantë dhe më kuptimplotë, progresin që e pret për të ardhmen përmes zgjedhjeve të standardeve evropiane për të cilat edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e angazhuar dhe për të realizuar një vizion i cili i duhet Kosovës, i cili i duhet Shqipërisë dhe i duhet rajonit tonë për të forcuar paqen dhe për të rritur prosperitetin e qytetarëve tanë”, tha Meta. Kryetari i Kuvendit uroi të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë zgjedhje shembullore, ndërsa shtoi se zgjedhjet do të jenë baza e sigurt për një të ardhme të shkëlqyer për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe një nxitje e fuqishme për një bashkëpunim më të suksesshëm midis Shqipërisë dhe Kosovës. Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se sa here që vjen në Shqipëri mëson diçka më shumë për dinamikën ndërshqiptare. “Sa herë që vij në Tiranë edhe ju takoj, e vërtetë është që mësoj diçka, kuptoj më shumë për dinamikat tona ndërshqiptare. Edhe sot ishte një takim i çmuar. U bisedua ashtu siç e shpjeguat për gjërat që na presin në të ardhmen. Unë prej natyrës jam optimist dhe ju faleminderit për kujdesin dhe për të gjithë shpjegimet për procesin që presin Shqipërinë dhe Kosovën në të ardhmen”, ka deklaruar Haradinaj.
Previous articlePutini arrin në Krime
Next articleThaçi uron për Ditën e BE’së, nuk përmend liberalizimin e vizave