Metoda natyrale dhe pa dhimbje me të cilat mund t’i hiqni përgjithmonë qimet

Ka metoda të ndryshme për të larguar qimet nga lëkura juaj. Disa prej tyre janë me të vërtetë të efektshme, ku përfshihet elektro-depilimi, depilimi me lazer, por jo të gjitha janë të lira dhe kërkojnë shpenzime më të mëdha. Në këtë artikull ne sjellim metodat natyrore për depilimin e qimeve të fytyrës në kushtet e shtëpisë, të cilat nuk kërkojnë shpenzime të posaçme financiare, dhe të cilat janë po aq të efektshme.

Heqni qimet përgjithmonë nga fytyra duke përdorur burimet e mëposhtme natyrore.

Metoda e parë është me sodë buke

Ky trajtim është i nevojshëm për tu realizuar në mbrëmje, para gjumit. Hidhni 1 lugë gjelle sode buke në 200 ml ujë të valë, përzijeni mirë dhe lëreni të ftohet. Merrni një pjesë të vogël të pambukut ose garzë, zhyteni në të dhe lëreni të thahet dhe më pas vendoseni në vendet e padëshiruara ku ju dalin qimet. Lejeni gjatë gjithë natës. Në mëngjes, pasi të hiqni fashat, vëni krem ushqyer së zonat problematike. Pasas 2-3 tretmaneve do të vini re një rezultat pozitiv :qimet e fytyrës do të fillojnë të bien.

Metoda e dytë është me jod

Për përgatitjen e këtij medikamenti kërkohen: 2 ml jod, 1.5 ml amoniak, 4o ml alkool 96 %-të dhe 10 ml vaj pluhur. Të gjithë përbërësit e nevojshëm përzihen derisa të fitohet një masë pa ngjyrë. Kjo përzierje vendoset në zonat me qime në mëngjes dhe në mbrëmje. Qimet do të fillojnë të bien pas disa ditësh të përdorimit. Ka pretendime se kjo është zgjidhja për të eliminuar në mënyrë të përhershme ose të zvogëlojë qimet nga fytyra juaj.


Hudhra si një mjet efektiv për heqjen e qimeve të fytyrës

Me lëngun e freskët nga shtrydhja e hudhrës fshini pjesët problematike të fytyrës disa herë në ditë. Lëng i hudhërës mbahet në vend për gjysmë ore, për të arritur rezultate maksimale. Pastaj lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe aplikoni një krem.