Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, do të mbajë adresimin javor të presidentit në radio, për të dënuar rrëmbimin e vajzave në Nigeri.
Zonjat e para zakonisht përmbahen nga vërejtjet e zëshme politike, por zonja Obama ka bërë fushatë për lirimin e më shumë se 200 vjazave.
Grupi islamik Boko Haram i ka rrëmbyer ato qysh më 14 prill dhe ka kërcënuar se do t’i shesë.
“Ajo që ka ndodhur në Nigeri nuk është një incident i izoluar. Është një ngjarje që e shohim çdo ditë derisa vajzat në gjithë botën rrezikojnë jetët e tyre për të ndjekur ambiciet”, ka thënë më herët zonja Obama.