Deputeti nga radhët e minoriteteve, përkatësisht partisë serbe (SLS), Petar Miletic, në një prononcim për Indeksonline ka sqaruar mungesën e deputetëve serb në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës ku në rend dite ishte transformimi i FSK-së në FAK.
Arsyeja kryesore e deputetit serb ishte çështja e vendeve te rezervuara.
“Qëndrimi ynë për pjesëmarrjen në seanca të Kuvendit nuk ka ndryshuar tash e 1 muaj. Ne nuk po marrim pjesë në seancë për shkak të çështjes së vendeve të rezervuara për minoritetet. Krejt rastësisht në rend dite ka hyrë edhe tema e transformimit të FSK-së në FAK.
Ndërsa që një vit e më shumë dëgjojmë frazën e njohur: ‘Kushtetuta nuk mund të hapet për vendet e rezervuara’, kurse në anën tjetër Kushtetuta bënë të hapet për Ushtrinë e Kosovës”, është shprehur Miletic.
Ai ka ripërsëritur që SLS-ja nuk do ta mbështes formimin e FAK-ut.
“Mendoj se kjo nuk është qëndrim parimor dhe ne për këtë nuk mund të mbështesim formimin e FAK-ut” , tha në fund ai.