Një palë këpucë që në tregun e Kosovës shiten nga 20 deri në 25euro dyshohet që janë doganuar jo me më shumë se dy euro.
Ndërsa këmishët të cilat në dyqane kanë çmim rreth 20 euro, shpeshherë janë doganuar edhe me rreth 20 centë për copë.
Importi i veshmbathjeve nga Turqia në Kosovë dyshohet se që nga paslufta është zhvilluar përmes “metodës se faturimit të dyfishtë të tekstilit”.
Janë dhjetë kompani të cilat dyshohet se që nga paslufta kanë futur mall duke mashtruar shtetin. Dyshimet se këto kompani kanë mashtruar doganat e ka pranuar vetë ky institucion.