Home LAJME Minatorët e Trepçës kërkojn sqarime për vendimin e djeshëm të Kuvendit...

Minatorët e Trepçës kërkojn sqarime për vendimin e djeshëm të Kuvendit të Kosovës rreth fatit të Trepçës.

Zëdhënësi i Trepçës, Musa Mustafa ndërkaq i tha Koha.netit se minatorët janë mbledhur në një zgafellë të minierës Stantërg nga kanë kërkuar prej menaxhmentit sqarime për vendimin e djeshëm të Kuvendit të Kosovës rreth fatit të Trepçës.

“Momentalisht në bisedë me xehetarët në zgafellë ndodhet komplet menazhmenti i Trepçës dhe përfaqësuesit e Sindikatës. Ata po ua sqarojnë atyre vendimin e Kuvendit të Kosovës dhe arsyet e ndryshimit të vendimit të parë të Qeverisës për statusin”.

Ai tha se ata ende ndodhen poshtë në bisedë me xehetarët dhe se nuk bëhet fjalë për grevë, por për bisedë sqaruese

Previous articlePresidentja kërkon nga Prokuroria, Policia e Ministritë të parandalojnë migrimin ilegal
Next articleKosova merr përkrahjen e Austrisë për anëtarësim në Këshillin e Evropës