Ministria e Shëndetësisë dhe “Sos Infanzia nel Mondo” lidhin Marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë – Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani dhe presidenti i Shoqatës Humanitare “Sos Infanizia nel Mondo-NGO” nga Italia, Riccardo Bianchi, nënshkruan sot  Marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe OJQ-së  italiane.

Marrëveshja u nënshkrua duke pasur parasysh interesin e përbashkët për avancimin e shërbimeve mjekësore dhe shëndetësore në Kosovë.

Palët u pajtuan për bashkëpunim në fushën e shërbimeve shëndetësore, në programe të trajnime të mjekëve dhe infermierëve të dy vendeve, trajtim të pacientëve kosovarë për sëmundjet që nuk mund të trajtohen këtu.

Ministri Agani, falënderoi Presidentin Bianchi, për kontributin e tyre në trajtimin e pacientëve kosovarë të moshave fëmijërore qysh nga viti 1999, ku kanë përfituar trajtim shëndetësor humanitar 190 fëmijë të sëmurë nga Kosova.

Ndërsa në të ardhmen, shtoi ai, në trajtimet shëndetësore që do të ofrojë kjo OJQ prioritet do t’u jepet ndihmës shëndetësore për fëmijët dhe të varfrit.

Ministri Agani dhe Presidenti Bianchi,  shprehën vendosmërinë e tyre për të bashkëpunuar dhe për të kontribuar në mënyrë konstruktive dhe thelbësore për të realizuar qëllimin e kësaj marrëveshjeje. /RadioRINIA/