Home LAJME Miratohen amendamentet kushtetuese për FAK-un

Miratohen amendamentet kushtetuese për FAK-un

Komisioni për Legjislacion dhe Mandate i Kuvendit ia ka dhënë dritën jeshile amendamenteve kushtetuese të cilat i hapin rrugë krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Pro miratimit të këtyre amendamenteve kanë votuar 7 anëtarë të Komisionit, ndërsa kundër ka qenë deputetja e Listës serbe si dhe deputetja e LDK-së, Dorentina Maloku.

Kjo e fundi nuk është pajtuar me akronimin FAK, duke kërkuar që ushtria e ardhshme e Kosovës të quhet FARK, transmeton ORAinfo.

Gjithashtu anëtarët e Komisionit i bënë thirrje Qeverisë që të procedojë menjëherë Projektligjin për FAK-un, ndërsa nga Kryesia e Kuvendit kërkuan që këto ndryshime t’i fusë në rend të ditës për seancën e ardhshme, në mënyrë që Kosova të bëhet me ushtri para se deputetët të shkojnë në pushim.

Previous articleHOTI: FALJA E BORXHIT, 680 MILIONË EURO
Next articleNuland: Largoni politikanët e papastër