Ekspertët që kanë gjetur rrënojat e një avioni të Air France, kanë frikë se në qoftë se avioni i Malajzisë u rrëzua, mbeturinat mund të mos gjinden kurrë.
Një shkenctarë amerikan i cili udhëhoqi kërkimin për rrënojat pas rrëzimit të Air France në vitin 2009, ka thënë se koha për të gjetur aeroplanin Malajzia Airlines është duke mbaruar.
Colleen Keller, i cili ndihmoi që të hulumtojnë Oqeanin Atlantik për fluturimin AF447, pasi u zhduk gjatë rrugës nga Rio de Zhanerio për në Paris, tha se kërkimi për të identifikuar zonën ku ishte rrëzuar avioni ishte një sfidë e madhe.
Ajo ka frikë se shanset për të gjetur avionin e Malejzisë janë pakësuar.
“Ne do të kemi nevojë për diçka të rëndësishme që çon në gjetjen e tij”, tha zonja Keller, e cila ka punuar si analiste për Metron, një konsulencë shkencore për ushtrinë amerikane.
“Unë mendoj se zona e kërkimit është shumë e madhe.Unë shpresoj se hetimi do të japë disa motive që do të arrijë në drejtimin e duhur”.
Zbulimi i madh i Air France erdhi kur nëndetëset amerikane zbuluan rrënojat e avionit në brigjet e Brazilit.
Bazuar në Institucionin Oqeanografik Woods në Cape Cod, nëndetëset pa pilot mund të shpenzojnë orë të tëra nën ujë në hulumtimin në fund të oqeanit.
U deshën shumë muaj të kërkimit në vitin 2010 dhe 2011, por nëndetëset zbuluan rrënojat e aeroplanit dhe ç’është më e rëndësishmja, ata i gjetën edhe kutitë e zeza.
Avioni Air France kishte lëshuar sinjale emergjente kur kishte rënë poshtë, dhe kishte lënë disa mbeturina mbi sipërfaqen e oqeanit, duke dhënë kështu një pikënisje për kërkim.
Megjithatë, u deshën dy vite derisa avioni u gjet.
Inxhinieri i Oqeanografisë Mike Purcell, tha për Sky News se mungesa e informacionit për avionin MH370, ulë shpresat për gjetjen e tij.
“Është e mundur qe ne kurrë të mos e dijmë se çfarë i ka ndodhur”, tha ai.”Unë mendoj se ka shumë gjëra të panjohura tani për tani”.
Paisja “Remus 6000” mund të jetë mundësia më e mirë për zgjidhjen e misterit.
Tani për tani, duhet të presim për ndonjë informatë dhe të fillojmë kërkimet.