Ish-miss Kosova dhe modelja e këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, do të jetë e në jurinë e spektaklit të bukurisë botërore, Miss Liberty of The ëorld.
Të premtën më 26 prill do të mbahet Miss Liberty of the World, kurorën e spektaklit të të cilit Morena e fitoi në vitin 2012.
Tani ajo do të udhëtojë pikërisht të premtën në Turqi për të dorëzuar kurorën e fituar kohë më parë, teksa do të jetë edhe në jurinë e këtij spektakli ndërkombëtar.
Spektakli botëror i bukurisë, Miss Liberty of the ëorld, mbahet në Antalya të Turqisë nga 26 prill deri më 6 maj.
Morena përfaqësoi denjësisht Kosovën në vitin 2012 në Miss Liberty of the ëorld, duke e fituar vendin e parë dhe duke bërë që emri i saj dhe shteti i Kosovës të përmendej në shumë media ndërkombtare dhe qarqe të spektakleve të bukurisë.