Bukuroshja shqiptare dhe këngëtarja, Morena Taraku, së fundmi është duke u bërë gati për pjesëmarrjen në Miss Liberty International, por jo si konkurrentë – ajo do të jetë pjesë e jurisë.
Dhe natyrisht se Morena është gjendur në vendin e ngjarjes, ku ajo ka bërë përgatitjet e fundit.
Kjo është parë në Instagram, ku bukuroshja shqiptare ka publikuar fotografi të saj sa të bukura, aq edhe seksi dhe atraktive.
Morena do të jetë pjesë e jurisë së spektalit të bukurisë me renome ndërkombëtare, ku ajo do të dorëzojë kurorën dhe do të vlerësojë më të bukurën e këtij viti.
Përndryshe, bukuroshja shqiptare është duke bërë gati projektin e saj të ri muzikor të cilin po e punon Florent Boshnjaku. Ajo kohë më parë debutoi me këngën “My Love” në bashkëpunim me Bleron.