Home SHOWBIZ Morena Taraku: Sulmet,as thashethemet s’do më ndalin

Morena Taraku: Sulmet,as thashethemet s’do më ndalin

E ka pas thënë i madhi Konica (Faik) : Armiku i shqiptarit është shqiptari.

Këtë thënie ,këto fjalë i ka pas thënë gjeniu ynë hiq më pak se para 1oo vjetësh. Por,e keqja që kjo thënie vlen të përmendet,të thuhet edhe sot.

Ne cka i bëjmë vetes,as armiku shekullor s di as të mendojë…Se është kështu dëshmon e përditshmja jonë,në mjedisin tonë,në shoqërinë tonë. E po ku jemi?Pse po jemi kundër vetvetes. Po e shkelëm vlerën .

Po vlerësojmë pseudo vlerën,mbrapështinë,të dëmshmen. Aq më keq i injorojmë,i degradojmë,i sulmojmë,shpifim,rrejmë dhe për personalitetet, që sado kudo kanë kontribuar ,sakrifikuar shumëcka në themelet e këtij shteti po dhe për ata ,të cilët sot në forma e fusha të ndryshme po kontribuojnë për imazhin e kësaj Kosove.

Po dijmë të krenohemi me arritjet,sukseset e jo pak të rejave e të rinjve tanë kosovarë sot me famë edhe në qarqe ndërkombëtare,si me Rita Orën, Majlinda Kelmendin ,Jonuzajan, Xherdan Shaqirin,Xhakën e të tjerë ,të cilët janë të përditshëm në portalet e mediumet tjera ndërkombëtare. E ne edhe për ta gjejmë spica e i marrim nëpër gojë.Cka të thuhet me këtë rast?

Cka t thuhet dhe me rastin,që shkruajtën dhe sulmuan këngëtaren tonë Genta Ismajlin,pse ajo qenka fotgrafuar aty, ku pas shpinës së saj paska qenë flamuri serb. Poashtu këto sulme të qëllimta apo t pa qëllimta vazhduan edhe për të renë – Morena Taraku. Shkruajtën se kjo bën e publikon selfie kudo kah shkon. E cfaj ka Morena, që faqen e saj e hapin readaksitë dhe posa e shohin ndonjë foto të re të saj e marrin dhe e botojnë nëpër portale duke e plotësuar me tekste të veta .

Mjafton të themi se,Morena Taraku ,miss Kosova 2o1o,na gëzoi sa dhe u krenuam kur fitoi vendin e parë në Miss Liberty of ëord në vitin 2o12, pastaj Miss exluzive of  the world 2o13. Poashtu ,para pak kohësh e sulmuan edhe ,se gjoja kjo ishte edhe shkaktare e ndarjes në mes Teutës e Bleros.

A nuk janë këto sulme dashakeqe,për prishjen e imazhit të një vajze ,e cila më bukurinë e prirjen që ia ka dhanë Zoti, është e vetëdijshme për atë që posedon dhe dëshiron të arrijë ato që ia ka mësyer ?

Vlen të përmendim,se Morena pas klipit të parë që u mirëpritë nga adhuruesit e muzikës,këto ditë është në përgatitje të këngës të dytë,për të cilën bukuroshja për Kosovaren  thotë ,se do jetë befasi e këndshme për fansat e vet. As sulmet ,as thashethemet nuk do më ndalin – thotë Morena për Kosovaren. dhe shton- mos të pengohen meritoret dhe ata që kanë ambicie të mëdha.

morena4morena2morena3

Previous article“Kallet” Rita Ora
Next articleThaçi: Pa ushtri, s’mund të hyjmë në NATO