Home LAJME Moschopoulos: Greqia dhe gjitha vendet anëtare të BE-së do ta njohin Kosovën

Moschopoulos: Greqia dhe gjitha vendet anëtare të BE-së do ta njohin Kosovën

Shefi i zyrës greke në Prishtinë, Dimitris Moschopoulos, ka deklaruar sot se “kur bëhet fjalë për Kosovën, është e logjikshme të konstatohet se kur të vijë koha që Kosova të hyjë në BE, të gjitha vendet anëtare të BE-së ta njohin atë, sepse ky është kusht, formalitet që duhet plotësuar”.
“Kur të vijë koha që Kosova të bëhet anëtare e BE-së, atëherë të gjithë do të duhet ta njohin Kosovën, në mënyrë që ajo të bëhet pjesë e Unionit. Kur do të ndodhë kjo, unë nuk e di…”, ka thënë Moschopoulos, për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, transmeton Telegrafi.

Diplomati grek ka thënë se nuk e di se kur do të ndodhë anëtarësimi i Kosovës në BE, duke potencuar se aktualisht askush nuk mund të japë përgjigje në këtë pyetje.

Previous articleLil Wayne: Jam më i pjekur për albumin e ri
Next articleReali duhet të frikësohet nga Messi