Jetonin larg njëra-tjetrës pasi jeta i kishte ndarë dy motrat e rritura pa prindër duke e dërguar njërën në Novi Pazar e tjetrën në Prizren.
Pas 40 vjetësh ato u ribashkuan, Nailja 74 vjeçare e mirëpriti të motrën në shtëpinë e saj në Vllashnje të Prizrenit, raporton Klan Kosova.
Ribashkimi u mundësua përmes djalit të Naile Hoxhës, i cili nëpërmjet Facebook kishte rënë në kontakt me nipërit e tezes në Novi Pazar.