Home SPORT Mourinho dorëzohet para Atleticos: Ishin më të mirë

Mourinho dorëzohet para Atleticos: Ishin më të mirë

Deri te penalltia, sfida ishte e barabartë. Mirëpo, pas saj, vetëm Atletico u pa në fushë. Kjo ishte analiza e shkurtër e Jose Mourinhos pas sfidës ndaj Atleticos, duke pranuar se skuadra e tij ishte më e dobët në këtë takim.

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, e ka pranuar se Atletico Madridi e meritoi të shkonte në finale të Ligës së Kampionëve.

Duke folur pas ndeshjes, portugezi theksoi se pas penalltisë në pjesën e dytë, vetëm një skuadër u pa në fushë e ajo ishte Atletico.

“Deri te penalltia, ata nuk ishin më të mirë se ne. E kontrolluam lojën deri atëherë, mirëpo më pas pamë vetëm një skuadër në fushë”, u shpreh Mourinho.

“Atletico është një skuadër e fortë në mbrojtje dhe di të jetë e rrezikshme kur del në sulm. Ata kanë një portier vendimtar dhe një sulmues shumë intelegjent”, shtoi tutje Mourinho, duke lavdërurar Thibaut Courtoisin dhe Diego Costan.

Ndryshe, kjo është gjysmëfinalja e katërt rresht në Ligën e Kampionëve në të cilën Mourinho po eliminohet.

Previous articleRrahje e tifozëve të hendbollit në Pejë, tre të lënduar
Next articleYanukovych akuzohet për vjedhjen e 100 miliardë dollarëve