Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, beson se lojtarët e tij kanë ndjerë efektin e largimit nga Liga e Kampionëve gjatë të dielës, pas barazimit pa gola ndaj Norwich Cityt.
Blutë u mposhtën 3-1 nga Atletico Madrid në Stamford Bridge të mërkurën, dhe bënë një paraqitje “të lodhshme” edhe të dielën.
“Mendoj se kur humbni në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ju e dini se nuk jeni realisht në garën për titull”.
“Mendoj se energjia mentale zhduket, fokusi zhduket, ju filloni të mendoni më shumë për atë se çfarë duhet të bëni më pas dhe kjo u reflektua në pjesën e parë, sipas mendimit tim”.
“Pjesa e parë ishte pasojë e gjendjes së mendjes. Në pjesën e dytë ne ishim shumë, shumë më të mirë dhe mjaft të mirë për të fituar, por nuk fituam”, ka thënë portugezi.