Jose Mourinho e ka akuzuar lojtarin më të mirë të Chelseat, Edan Hazar, duke thënë se “ai nuk sakrifikohet” për bashkëlojtarët” dhe se ky është njëri nga shkaqet e humbjes në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Atletico.
Hazardi mënjeherë pas humbjes së Chelseat 3:1 ka thënë se skuadra e tij nuk ka luajtur futboll kundër skuadrës spanjolle.
“Mediat kanë raportuar se ai e ka kritikuar lojën tonë, por nuk e ka parë që ai të ketë thënë ashtu. Megjithatë Edeni është futbollist i gatshëm psikikisht që ta shikoj anësorin e tij të majtë dhe ‘të jap’ jetën për të në terren”, ka thënë Mourinho.
Një deklaratë e tillë e menaxherit portugez, pa dyshim do të nxisë edhe më shumë spekulimet për kalimin e mundshëm të Hazardit në PSG.
“Është normale që një futbollist i tillë të komentoj ashtu, sepse nuk është nga ata që 100 për qind sakrifikon për bashkëlojtarët e tij. Nuk ishin ato kritika, por nuk jam as i lumtur për ato që i ka thënë, nëse i ka thënë. Tërë stinorin po flas më të dhe po bëjë përpjekje që t’i ndihmoj që ta avancojë”, ka thënë Mourinho sot në Londër.
Ai në konferencë për media ka përseritur se Chelsea nuk është favorit për titull në Angli.