Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, thotë se skuadra e tij e respekton Atletico Madridin para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Kam biseduar me ekipin tim për kualitetet e tyre dhe ata janë një ekip që meritojnë respekt. Asnjë ekip nuk ka arritur në këtë fazë pa qenë një ekip shumë i mirë dhe Atletico nuk është përjashtim”.
“Të arrish në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe të jesh në gjendje të luftosh për titullin e Spanjës, duhet të jesh një ekip i veçantë”.
“Unë i kam përcjellë ata duke luajtur shumë herë, i kam studiuar shmë dhe jam përpjekur t’i përgatis lojtarët e mi për atë çfarë ata mund të bëjnë”.
“Çdo lojtar dhe menaxher dëshiron të luajë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Është një motivim i madh për çdo lojtar dhe ata duan të luajnë. Çdokush që është i gatshëm do të jetë plot motivim”, ka thenë portugezi.